U akuzua se mbyti nipin me 453 kilogramët që i kishte fituar ndër vite, bëri transformim rrënjësor në trup duke ua mbyllur gojën të gjithëve (Foto/Video)

E publikuar: 14/09/2017 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua kishte fituar epitetin e “vrasëses gjysmë tonëshe”, pasi që akuzohej se kishte vrarë nipin e saj duke u rrokullisur mbi të.

Mayra Rosales 34-vjeçe nga Teksasi, peshonte 453 kilogramë kur u akuzua për vdekjen e nipit të saj dyvjeçar Eliseo, transmeton Telegrafi.

Njerëzit besonin se ajo e kishte shtypur për vdekje, por në fakt ajo kishte marrë përsipër fajin e motrës së saj e cila e kishte goditur për vdekje në kokë me krehër.

Dëshmia e rreme bëri që motra të tregojë të vërtetën, duke u dënuar me 15 vite burg.

Pas dënimit, motra i kërkoi që të kujdesej për dy fëmijët e saj. Që nga ai moment, 32-vjeçarja nisi të dobësohej duke iu nënshtruar operacioneve.

“Po vdisja. Nuk e dini nëse e keni parë këtë gjë sa herë që i keni shikuar fotografitë e mia. Kisha hequr dorë nga jeta. Isha gjallë por nuk po e jetoja jetën. Tani për mua ushqim do të thotë se duhet të ha që të mbeten gjallë, ndërsa dikur mendoja se për të jetuar mirë duhet të haja shumë”, ka deklaruar Rosales për ABC 13.

Rosales vazhdon ta ketë një fytyrë të plotë, por problemet shëndetësore i janë “zhdukur” që kur hoqi dorë nga konsumimi i pakontrolluar i ushqimit.

“Nuk jam diabetike dhe nuk e kam të rritur nivelin e yndyrës e as shtypjen e gjakut”, ka shtuar ajo.

Por humbjen e peshës e ka arritur duke iu nënshtruar dietave strike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Ajo është dashur t’i nënshtrohet më shumë se 30 operacioneve, dhe falë tyre ka humbur mbi 300 kilogramë. /Telegrafi/