TURPI I MADH I AKADEMISË: Pse Kryeministri i parë i Kosovës mbeti jashtë Enciklopedisë?

23.10.2018 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
TURPI I MADH I AKADEMISË: Pse Kryeministri i parë i Kosovës mbeti jashtë Enciklopedisë?

Nga Avdyl Pajaziti

Mbi gjashtë mijë figura të ndryshme zunë vend në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Në të hapësirë e madhe iu nda edhe vet akademikëve, madje edhe familjarëve të tyre. Për vet kryeredaktorin, akademikun Mehmet Krajën, u shkrua gjer e gjatë. Në këtë Enciklopedi zunë vend edhe dy vajzat e tij Garentina (gazetare) dhe Arzana (regjisore), shkruan Gazeta inFokus.Veç futjes së shumë figurave pa ndonjë kriter ka edhe shumë personalitete me nam që mbeten jashtë kësaj Enciklopedie prej 1,818 faqesh. Bajram Rexhepi është njëri ndër ta. Mjeku me nam nga Mitrovica që u bë kryeministri i parë i Kosovës nuk zë vend në Fjalorin Enciklopedik që për kryeredaktor ka akademik Mehmet Krajën, shkruan Gazeta inFokus. Për dijeninë e Mehmet Krajës dhe akademikeve tjerë më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president. Në atë kohë Bajram Rexhepi u konsiderua politikan i moderuar dhe me gogja peshë për pajtimin politik në vendin e dalë nga lufta e me plot armiqësi. Si kryeministër vendi Bajram Rexhepi mbahet mend jo vetëm për konsolidimin e institucioneve të Kosovës por edhe si njëri ndër më meritorët për ndalimin e trazirave ndëretnike të fillimvitit 2004. Kryeministri i atëhershëm doli në ballë të protestuesve marsin e këtij viti, shkruan Gazeta inFokus. Ndryshe, po për Mehmet Krajen dhe ASHAK-un Bajram Rexhepi ka lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë, ishte kirurg para se të bëhej politikan.Edhe në punën e parë ai ka lënë gjurmë. Gjatë luftës, më 1999 Bajram Rexhepi iu kishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në Zonën Operative të Shalës.Pas luftës, Bajram Rexhepi shërbeu edhe si kryetar i këshillit bashkiak të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Bajram Rexhepi e la politike më 2014 për të vazhduar karrierën e tij si kirurg.Ai vdiq më 21 gusht 2017 nga kancerit në një spital turk. /Gazeta InFokus/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


TURPI I MADH I AKADEMISË: Pse Kryeministri i parë i Kosovës mbeti jashtë Enciklopedisë?

TURPI I MADH I AKADEMISË: Pse Kryeministri i parë i Kosovës mbeti jashtë Enciklopedisë?

Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Qeveria të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Varroset 30-vjeçarja që u godit nga vetura te rruga B

Varroset 30-vjeçarja që u godit nga vetura te rruga B

Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë

Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë

Osmani: I mirëseardhur qëndrimi i palëkundur i Gjermanisë kundër prekjes së kufijve

Osmani: I mirëseardhur qëndrimi i palëkundur i Gjermanisë kundër prekjes së kufijve

Serbia vazhdon të konsiderojë formimin e Ushtrisë së Kosovës të rrezikshme

Serbia vazhdon të konsiderojë formimin e Ushtrisë së Kosovës të rrezikshme

Haradinaj thotë se do të marrë masa ndaj ministrave që e keqpërdorin detyrën zyrtare

Haradinaj thotë se do të marrë masa ndaj ministrave që e keqpërdorin detyrën zyrtare

Nga viti i ardhshëm pensionistëve ju rriten pagat për 20%

Nga viti i ardhshëm pensionistëve ju rriten pagat për 20%

Asambleistja e LDK-së vendos nëse do të kalojë në AKR

Asambleistja e LDK-së vendos nëse do të kalojë në AKR

Ministri Mustafa kërkon mbështetjen e Belgjikës për institucionet e sigurisë

Ministri Mustafa kërkon mbështetjen e Belgjikës për institucionet e sigurisë

Inspektorati Policor merr pjesë në konferencë kundër korrupsionit në Austri

Inspektorati Policor merr pjesë në konferencë kundër korrupsionit në Austri

KMDLNJ: Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

KMDLNJ: Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

BE kërkon gjithë përfshirje në transformimin e FSK-së

BE kërkon gjithë përfshirje në transformimin e FSK-së

Gashi: Medalja olimpike sukses historik për vendin tonë

Gashi: Medalja olimpike sukses historik për vendin tonë

Rama falënderon deputetët që në komision përkrahën projektligjin kundër bixhozit

Rama falënderon deputetët që në komision përkrahën projektligjin kundër bixhozit

Përplasja në zyrën e Presidentit, çfarë porosi erdhën nga Berlini për Hashim Thaçin

Përplasja në zyrën e Presidentit, çfarë porosi erdhën nga Berlini për Hashim Thaçin