Turistja filmon momentin kur leopardi mbyt antilopën për pak sekonda (Video, +18)

E publikuar: 22/10/2018 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur leopardi e rrëzon në tokë dhe e mbyt antilopën “me shpejtësinë e dritës”.

Videoja është filmuar në një park në Afrikën e Jugut, nga një turist që ishte dëshmitar i këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

Gjithçka dukej qetë në parkun Sabi Sand në Idube, kur befasisht u shfaq nga askund leopardi që për pak sekonda e “neutralizoi” antilopën.

Por, është interesant se si antilopa bëri të pamundurën që t’i shmanget dhëmbëve të mprehtë të leopardit, por ai dukej i vendosur dhe në fund e mbyt duke e kafshuar në fyt.

Që nga publikimi i videos në internet ajo është shikuar nga më shumë se 100 mijë persona, dhe është shpërndarë më shumë se dymijë herë. /Telegrafi/