Turisti japonez hyri në lumë derisa temperatura ishte minus 60 gradë Celsius (Video)

E publikuar: 24/01/2018 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oymyakon në Siberi, është fshati më i ftohtë në botë ku temperaturat bien deri në minus 60 gradë Celsius, duke bërë që brenda sekondave, të gjithëve t’ju ngrihen edhe qepallat.

Kjo nuk e ka ndaluar një turist të paemëruar nga Japonia, që ka hyrë në lumë, për t’u kthyer sërish në furgonin që ndodhej afër, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni reagimin e tij, teksa kërcen dhe bërtet nga të ftohtit, derisa filmohej prej ekipeve televizive.

Por, nuk dihet nëse ka pasur ndonjë pasojë nga ky veprim, pasi videoja e postuar nuk përmban ndonjë përshkrim. /Telegrafi/