Trump i dha dy sanduiçe një burri, kur e pa se çfarë lloj bluze kishte veshur (Video)

E publikuar: 15/09/2017 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, ndau sanduiçe dhe zëvendëspresidenti Mike Pens banane në një vend kampimi ku banorët e Floridës u vendosën pas dëmeve të shkaktuara nga Uragani Irma.

Dhe në këtë ngjarje ka qenë një skenë interesante ajo që kanë vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për momentin kur një burrë mori “ndihmë të dyfishtë” pas një fatkeqësie të madhe dhe arsyeja ishte në bluzën e tij.

Pasi iu afrua Trump-it, presidenti amerikan i tha atij të kthehej kah mediat për ta kapur atë, sepse ai mbante një bluzë me fytyrën e tij.

“Merrni një tjetër! Ju keni veshur një bluzë të mirë! Merrni dy”, i thotë Trump atij. /Telegrafi/