Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

24.02.2020 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

12 mijë euro, ishte paga për shtatorin e kaluar që avokati Gazmend Nushi ka marrë nga Telekomi i Kosovës. Nushi, i cili figuron në listat e punëtorëve të Telekomit, ka pagë mujore prej 2 mijë e 950 eurosh, mëson KTV-ja.

Por muajt e verës së vitit të shkuar paga e tij në disa raste ishte dyfishuar kur në muajt korrik e gusht, mori nga 6.150 euro, deri sa në shtator ajo u katërfishua.

Telekomi i Kosovës nuk i ka mohuar këto të dhëna, por i ka arsyetuar me angazhimet për ekspertiza ligjore në dy raste të ndryshme që lidhen me arbitrazhin.

“Rasti i parë ka të bëjë me procesin e arbitrazhit me kompaninë IVK, kompani për ofrimin e shërbimeve OTT e nënshkruar vite më parë dhe rasti i dytë me procesin e negociatave me Z-MOBILE për t’i ikur mundësisë së ndonjë arbitrazhi të dytë që do të kishte pasoja fatale për Telekomin sikurse në rastin e parë. Kemi pasur nevojë për mbështetjen e tyre profesionale për këto dy procese të ndara, e përvoja e tyre në këtë fushe ishte e domosdoshme. Besojmë fuqishëm se me angazhimin e këtyre ekspertëve dhe fakteve që janë në anën tonë do të dalim fitues në këto dy raste jashtëzakonisht me rëndësi për korporatën”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.

Vetë Nushi nuk e ka mohuar këtë pagesë, por shtoi se ditët në vazhdim do ta prezantojë kontratën që ka me Telekomin.

Si zyrtarë ligjorë në Telekom, që nga 2018-a, marrin pagë edhe Visar Ramaj dhe Abdullah Aliu, paga e të cilëve është 2 mijë e 950 euro. Me 150 euro më pak janë angazhuar edhe Ahmet Hasolli e Teuta Beka-Bunjaku, e cila në fakt ka pasur pagë prej 2 mijë e 700 eurosh.

Zyrtarët ligjorë janë të angazhuar si punëtorë me pagë mujore, por me kontratë mbi vepër. Rroga të mëdha kanë edhe tre drejtorët që u punësuan në fundvitin e 2018-s respektivisht fillim vitin e 2019.

Drejtoresha e Auditimit që është Shehide Lushtaku, gruaja e Mërgim Lushtakut e ka pagën mujore në vlerë prej 3 mijë e 529 eurosh. Po kaq merr edhe Sekretari i Korporatës, Shekip Fazliu që është edhe zyrtar i lartë i Nismës Social Demokrate.

3 mijë e 529 eurosh është edhe rroga e Armend Osajt i cili ishte kandidat për Bordin e Telekomit, dhe ka punuar ndër vite si drejtor i Sinalcos, kompani kjo që përfaqësohet në Kosovë nga ish-deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj. Osaj është drejtor Financiar i Telekomit.

Në listën e punëtorëve janë edhe Liridona Dervishaj e cila ishte punësuar në janarin e 2019-s me rrogë prej 468 euro deri sa tre muaj më vonë në marsin e 2019-së rroga e saj arriti në 1 mijë e 576 euro.

Kohavisioni kishte raportuar edhe me parë për punësimin e Hajdar Sutajt në këtë institucion. Sutaj në shtatorin e 2019 morri pagë hiç më pak se 2 mijë 225 euro.

Rroga e tij është e barasvlershme me atë të zëvendësdrejtorit të Marketingut, Trim Musliu, zyre që ishte përfshirë në një skandal të vitit 2018 kur i kishte ndarë 300 mijë euro për një film të tij.

KTV-ja kishte raportuar atë kohë për këtë skandal, gjë që kishte bërë që Musliu të tërhiqej nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Telekomit dhe Prokuroria e Prishtinës të nisë hetimet për këtë çështje.

Rrogë të barabartë me Musliun ka edhe kunata e Ramush Haradainajt, Vesmira Haradinaj, e cili ishte punësuar fillimisht si zëvendësdrejtoreshë e Financave pa pasur fare konkurse dhe më vonë u bë drejtoreshë e marketingut.

Nga 2251 euro marrin edhe Arsim Ramadani dhe Shaban Ramaj të cilët në fundvitin e 2019 ishin përfshirë në një konflikt të armatosur në një nga lokalet e kryeqytetit, kur u plagos një person.

Nga 2001 euro rrogë janë përcaktuar për Vjollca Avdylin që bazuar në informacionet që ka Kohavisioni është tezja e ish-kryeshefit Gent Begollit dhe Erza Osmani që është motra e ish-këshilltares së kryeministrit Haradinaj, Sebi Osmanit.

Motra e Bekë Berishës respektivisht kunata e ish-kryesuese së Bordit, Besa Shatri Berisha, Vesa ka rrogë prej 1776 eurosh, aq sa paguhen edhe Faton Lokaj dhe Bekim Mehmeti, e Përparim Përvetica, që të tre zyrtarë të AAK-së.

Nga 200 euro më pak marrin kunata e motrës së Ramush Haradinajt, Liridona Dervishaj dhe motra e Valon Tolajt, Blerta Tolaj. Rroga e tyre është 1 mijë e 576 euro.

Po kaq marrin edhe Besart Morina, Dirlion Babaj dhe Albert Ahmeti.

Që të gjithë janë punësuar në Telekom gjatë qeverisjes se PAN-it.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OAK kërkon që mediat të përfshihen në skemën e Qeverisë për pagë shtesë

OAK kërkon që mediat të përfshihen në skemën e Qeverisë për pagë shtesë

“Sa më fort të rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja”/ Rama publikon kurbën e Covid-19 në Shqipëri

“Sa më fort të rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja”/ Rama publikon kurbën e Covid-19 në Shqipëri

Deklaratat e Agim Bahtirit për vëllavrasje në Kosovë, VV: S’kemi nevojë për konflikt

Deklaratat e Agim Bahtirit për vëllavrasje në Kosovë, VV: S’kemi nevojë për konflikt

Idrizi: Gjuha nxitëse për vëllavrasje nga kryetari i Mitrovicës, është e tmerrshme dhe e dënueshme

Idrizi: Gjuha nxitëse për vëllavrasje nga kryetari i Mitrovicës, është e tmerrshme dhe e dënueshme

OAK: Urgjent të ndahen mjetet për punëtorët e sektorit privat

OAK: Urgjent të ndahen mjetet për punëtorët e sektorit privat

Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it, insiston në qeveri gjithëpërfshirëse

Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it, insiston në qeveri gjithëpërfshirëse

120 mijë punëtorë rrezikojnë të mos marrin paga, ose t’i marrin ato të përgjysmuara

120 mijë punëtorë rrezikojnë të mos marrin paga, ose t’i marrin ato të përgjysmuara

Para konsultimeve me partitë rreth krijimit të Qeverisë, Thaci takon ambasadorët e QUINT-it

Para konsultimeve me partitë rreth krijimit të Qeverisë, Thaci takon ambasadorët e QUINT-it

Qorrolli: Pa VV-në s’mund të bëhet Qeveria, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo heq dorë

Qorrolli: Pa VV-në s’mund të bëhet Qeveria, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo heq dorë

Bota pp lufton kundër pandemisë Koronavirus, ndërsa 25 të rinjë britanikë organizojnë nejë me muzikë në shpi!

Bota pp lufton kundër pandemisë Koronavirus, ndërsa 25 të rinjë britanikë organizojnë nejë me muzikë në shpi!

Edhe Moska është futur në karantinë

Edhe Moska është futur në karantinë

Në Amerikë numri i të vdekurve nga coronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në rreth 2500, Trump nuk merr masa rigoroze

Në Amerikë numri i të vdekurve nga coronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në rreth 2500, Trump nuk merr masa rigoroze

Edhe pse në moshë të shtyerë e fiton betejë me Koronavirus 80-vjecarja në Shqipëri

Edhe pse në moshë të shtyerë e fiton betejë me Koronavirus 80-vjecarja në Shqipëri

Simptomat e para në Wuhan, Kina ka rrëfyer se si kishte filluar e gjitha rreth Koronavirusit dhe ka bërë kritika ndaj institucioneve vendore

Simptomat e para në Wuhan, Kina ka rrëfyer se si kishte filluar e gjitha rreth Koronavirusit dhe ka bërë kritika ndaj institucioneve vendore

Kurti edhe Kushtetuten e auto-poetizon!

Kurti edhe Kushtetuten e auto-poetizon!

Nga sot Presidenti do t’i ftojë krerët e partive për konsulta, Vetëvendosje kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Nga sot Presidenti do t’i ftojë krerët e partive për konsulta, Vetëvendosje kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme