Thaçi, me anglishten e tij, ia huq urimit për Krishtlindje (Foto)

E publikuar: 24/12/2015 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar listës së gjatë të politikanëve që kanë uruar për Krishtlindje, por ai ia ka huq këtij urimi, transmeton Koha.net.

Thaçi në Twitter ka uruar Krishtlindjet në gjuhën angleze mirëpo fjalia e urimit nuk lidhet me vitin 2017 që e ka shkruar në fund. Përveç që nuk lidhet asgjë viti 2017 me urimin, ai ia huq vitit: Në vend se të shkruaj 2016, ai shton një vit.

“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët në Kosovë dhe në botë. Uroj që ju dhe familja juaj të ketë pushime të mira dhe 2017”, ka shkruar Thaçi në gjuhën angleze, për të cilën nuk shquhet gjithaq. Në këtë postim, anglishtja e tij më shumë tingëllon si një përkthim fjalë për fjalë nga gjuha shqipe.

Ky postim është fshirë menjëherë nga Thaçi, i cili postoi përsëri urimin, mirëpo tani pa gabime.

“Urime Krishtlindjet të gjithë atyre që e festojnë uroj që të keni pushime të mrekullueshme dhe paqësore dhe gjithë 2016”, ka shkruar ai në anglisht.