Teston urën prej xhami me çekiç, pak ditë pas përurimit (Foto)

E publikuar: 18/06/2016 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Njerëzit u ftuan në Kinë që të ecnin të sigurt mbi urën më të re prej xhami, të ndërtuar midis maleve, në lartësi shumë të frikshme për këdo. Mirë, por çfarë ndodh po ta godasësh xhamin me një çekiç të madh?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ndërtuesit, të sigurt për rezistencën e teknologjisë së tyre, ftuan një gazetar dhe i dhanë një çekiç të stërmadh që të godiste me sa fuqi kishte një pllakë xhami si ato të urës.

Gazetari nuk ngurroi dhe xhami u kris që me goditjen e parë. Megjithatë, pasi vazhdoi ta godasë edhe disa herë të tjera, xhami i krisur nuk u thye por mbeti një vend i sigurt ku mund të ecje lirshëm.

Duhej parë se çfarë ndodh kur e godet me çekiç