Telefoni nuk ndalonte, Juncker ndërpret konferencën – të gjithë qeshin me atë se si e përshkruan ai gruan e tij (Video)

E publikuar: 25/02/2019 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, u detyrua të ndërpresë një fjalim në një samit kyç sot për të pranuar një telefonatë – nga gruaja e tij, Christiane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Juncker u detyrua të ndërpriste celularin e tij tre herë, derisa gjendej në një konferencë me udhëheqësit arabë në Egjipt.

Ndërsa folësit e tjerë, duke përfshirë presidentin e vendit Abdel Fattah Al-Sisi dhe presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, vështruan derisa ai fuste dorën në xhepin e tij, për të “heshtur” celularin.

Por kur telefoni cingëroi për të tretën herë, ai ndërpreu fjalimin e tij për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe tregtinë, duke thënë: ‘Do të ndalem këtu sepse telefoni po bie. Dhe kërkoj falje’.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker me gruan e tij Christiane Frising në G20 në Hamburg të Gjermanisë në vitin 2017.

Pasi tha disa fjalë jo të qarta në celularin ai nxiti të qeshura kur ai zbuloi: “Ishte i dyshuari i zakonshëm – gruaja ime”.

Komentet e tij provokuan gjithashtu qeshje edhe midis përkthyesve zyrtarë të BE që mbulonin konferencën për shtyp, duke e përkthyer atë nga frëngjishtja e tij në gjuhën angleze. /Telegrafi/