Të bërit seks çdo ditë parandolon këto 10 sëmundje

E publikuar: 14/10/2017 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveçse na detyron të bëjmë aktivitet fizik, të luftojmë pasivitetin dhe sedentarinë fizike, të bësh dashuri e nxit trupin të çlirojë imonoglobulinën, antitrup që na mbron nga infeksionet dhe sëmundjet e tjera.

Përfitimet janë të shumta dhe ndikojnë në të gjithë trupin, shëndetin tonë mendor, qarkullimin e gjakut, vetëdijen dhe shumë të tjera. Le të shohim më kryesoret:

1.Sistemin kardiak

Të bërit dashuri është një aleat kyç për funksionimin e mirë të sistemit kardiak. Ndihmon në uljen e rrezikut nga ataku kardiak dhe problemeve të tjera të zemrës.

2.Dhimbjen e kokës

Falë çlirimit të oksitocinës dhe shtimit të endorfinës, të bërit dashuri ndihmon në largimin e dhimbjeve të kokës. Këto hormone e ndihmojnë trupin dhe mendjen tonë të qetësohen në mënyrë natyrale.

3.Antidepresiv

Të bërit dashuri ndihmon në përmirësimin e vetëvlerësimit dhe është një nga antidepresivët më efikasë falë çlirimit të hormoneve të mësipërme.

4.Pagjumësinë

Të kryerit të marrëdhënieve intime nxit qetësimin, ndihmon në lehtësimin e tensionit dhe favorizon gjumin.

5.Urinimin e pavetëdijshëm

Të kryerit rregullisht të raporteve intimeve forcon legenin dhe është esenciale për të luftuar urinimin e pavetëdijshëm.

6.Gripin

Marrëdhëniet e rregullta stimulojnë prodhimin e antitrupave e për pasojë ndihmojnë në luftimin e shenjave të gripit.

7.Tensionin muskulor

Të bërit dashuri ndihmon në çlodhjen e muskulaturës, dhe është një ushtrim i nevojshëm për të ulur tensionin dhe mbingarkesën e kyçeve.

8.Lëkurën

Marrëdhëniet intime ndihmojnë edhe në të pasurit të një lëkure të shndritshme. Seksi ndikon në çlirimin e toksinave dhe kjo reflektohet drejtpërdrejt në shfaqjen e lëkurës sonë.

9.Shëndetin e prostatës

Marrëdhëniet e rregullta intime janë burim shëndeti për prostatën dhe zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga tumori.

10.Kancerin e gjirit

Marrëdhëniet seksuale janë mbrojtje kundër kancerit të gjirit, ashtu si dhe kanceri i prostatës. Stimulimi i gjirit e ndihmon organizmin të çlirojë hormonin e oksitocinës, i cili është mbrojtës për shfaqjen e këtij lloji të neoplazisë.