Studentët me rutinën e mahnitshme të vallëzimit, për mbledhje fondesh bamirësie (Video)

E publikuar: 20/10/2017 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë garës për vallëzimet më të mira të nxitëseve të tifozëve në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara, kanë befasuar një grup i studentëve.

Me ndihmën e dy trajnerëve, ata kishin ushtruar një rutinë vallëzimi, duke imituar lëvizjet e kolegeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Pasi ka dalë në internet, kjo video është parë më se gjashtë milionë herë, pasi ata ishin shumë komik, megjithëse kishin lëvizje mjaft të mira.

Paraqitja e tyre e mahnitshme, ka bërë që të mblidhen shumë para për bamirësi, që do të shfrytëzohen për nevojat e universitetit. /Telegrafi/