Sot pritet autorizimi i Komisionit për privatizim të Telekomit

E publikuar: 21/05/2019 09:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhjen e tij të rregullt.

pikë e rendit të ditës është edhe votimi i vendimit të Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës” SH.A..

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2018, shkruan ksp.

Në këtë takim, anëtarët e këtij komisioni do të bëjnë edhe shqyrtimin e raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017.