S’ka pensione për veteranët

E publikuar: 31/08/2017 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbesin pa paga deri në rishikim të buxhetit.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që t’i sigurojë mjetet për t’i bërë këto pagesa. Mungesa e mbi 4 milionë eurove ka bërë që veteranët të mos marrin as pensionet për muajin gusht, shkruan Koha Ditore.

Shqetësimin për pagesën e pensionistëve për kategoritë e veteranëve, e ka ngritur ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Po të njëjtën ditë, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka mbajtur një takim me përfaqësues të veteranëve, me të cilët është diskutuar për mungesë të këtyre mjeteve. Gjatë takimit është rënë dakord që shuma prej 1.7 milionë eurosh në buxhetin e kategorisë së veteranëve të shpërndahet proporcionalisht dhe pagesa sipas kësaj shpërndarje të bëhet menjëherë.