Shtëpia e mahnitshme në vlerë të 1.2 milionë eurove, brenda depos së vitit 1920 (Foto)

E publikuar: 11/07/2018 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë ata që kalojë para kësaj depoje të vitit 1920 në Brisbane të Australisë, as që e kanë idenë për potencialin që ka brenda.

Por, pas fasadës gri, është një shtëpi e mahnitshme me katër dhoma gjumi dhe pesë banja, transmeton Telegrafi.

Kjo nënkupton se është më e shtrenjtë se që duket nga jashtë, pasi vlerësohet në 1.2 milionë euro.

E dizajnuar nga Yuri Dillon, depoja është transformuar me anë të drurit, xhamit dhe tullave speciale. Deri tani, është shfrytëzuar si punëtori ekspozuese për farkëtarë.

Arkitekturën e ka të ndarë në dy nivele, me dizajn plani të hapur, shumica e dyerve janë me dy kapakë, ndërsa tavanet janë shumë të larta. Nuk mungon oborri i mbyllur, si dhe pishina në brendësi.

Kuzhina është e nivelit të lartë, me shtresat e sipërme nga mermeri, hapësirë pune për kuzhinierin dhe pamje nga dhoma e ditës dhe hapësira e jashtme.

Në pjesën e sipërme janë dhomat e fjetje. Dhoma kryesore e ka një gardërobë gjigante ku hyhet brenda, banjë dhe një ballkon të mbyllur.

Luksi nuk mungon as një dhomat tjera, që kanë banja më të vogla, si dhe hapësira për qëndrim dhe punë.

Elemente tjera interesante, janë dyert elektrike që hapen vet, drita që ndizen në mënyrë automatike, tarraca në kulm, banjë me mermer, kondicioner ajri, sistem alarmi dhe garazh.

Pronarja e tanishme, Samantha Jones – jo ajo prej serialit Sex an the City – ka thënë se shtëpia është shumë komode dhe familjare, ndërsa dritaret e larta, bëjnë që të ajroset me shpejtësi.

“Është si një hapësirë e jashme, që është brenda, gjithçka është e mbyllur, Të japë ndjenjën e shtëpisë, ndërsa gjithçka është në skaj të modernes”, e ka shpjeguar Jones shtëpinë e saj.

Të gjithë pajtohen me mendimin e saj, që është mirë të jeton në një depo të adoptuar si shtëpi luksoze, vetëm se jo të gjithë i kanë nga 1.2 milionë euro për t’i shpenzuar. /Telegrafi/