Shkrepi në momentin e duhur, fotografoi pilotin e aeroplanit ushtarak që shikonte drejt tij (Foto)

E publikuar: 05/03/2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fluturakja iku brenda sekonde, duke lënë pas tym dhe shumë zhurmë.

Mirëpo, piloti i aeroplanit ushtarak F1 që shikonte drejtë e në lentën e objektivit, është kapur në një imazh të mahnitshëm, transmeton Telegrafi.

Pasi u ngjit në një maje mali në Wales të lartë më se 200 metra,  Rob Macclenan arriti t’i fotografonte tri aeroplanë ushtarakë që kaluan poshtë tij.

Fotografia e pilotit duke shikuar në drejtim të fotografit

Derisa shumica e fotografive të tij ishin të turbullta, një prej shkrepjeve ishte bërë në momentin e duhur, ku shfaqej komplet kabina dhe piloti që po shikonte në drejtim të tij, derisa po kalonin në atë zonë.

Gjithçka ndodhi derisa fluturakja e United States Air Force, që po kryente ushttrime, po lëvizte me mbi 3,000 kilometra në orë.

“Vetëm duhej t’ia bënte fotografit me dorë” ishte një prej komenteve të shumta, lidhur me pilotin që është merret me artilerinë dhe jo drejtimin e aeroplanit. /Telegrafi/