Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumi të dalë nga shtrati në Washington, salmonët notonin para syve të shoferëve (Video)

E publikuar: 07/11/2018 07:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shirat e rrëmbyeshëm në Washington kanë bërë që rrugët të shndërrohen në “lumenj”, ku peshqit e llojit salmon të notojnë para syve të shumë shoferëve që kishin ndalur veturat për ta shijuar këtë “panoramë”.

Një video e pazakontë është filmuar nga një shofer në afërsi të lumit Skokomish, ku nga shirat e rrëmbyeshëm kishte dalë nga shtrati dhe kështu edhe peshqit kishin “pushtuar” rrugët, transmeton Telegrafi.

Shoferët patën rastin të shohin salmonët duke notuar nëpër autostradën 1010, që për disa centimetra ishte mbuluar nga uji.

Terri Sue që ishte dëshmitarë i kësaj ngjarje, ka deklaruar se si peshqit mundoheshin të gjejnë vendet që ishin të mbushura më shumë me ujë për të notuar. Edhe specialistja e peshkimit Alexis Leonard ishte dëshmitare e këtij incidenti bizar.

Ajo tha për CNN, se peshqit në lumin Skokomish shfaqen në rrugë sa herë që ka shira të rrëmbyeshëm dhe lumi del nga shtrati. /Telegrafi/