Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

19.07.2019 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Serwer: Ndryshimi i Qeverisë e vonon çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se ndryshimi i Qeverisë pas dorëheqjes së Haradinajt, e vonon çështjen e dialogut me Serbinë.

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, tha nga Prishtina ku ndodhet për vizitë se ishte befasuar nga lajmi i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, me të cilin ishte takuar të mërkurën.

“Jam shumë i sigurt që nuk e kishte idenë që do të jepte dorëheqjen të premten”, tha ai.

Zoti Serwer tha se mendon se zoti Haradinaj ka bërë veprimin e duhur por se tani qeveria është në një pozicion të pakëndshëm.

“Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësia për to është më e madhe tani sesa ishte dje”, tha zoti Serwer për Zërin e Amerikës.

Për sa i takon ndikimit që ky zhvillim do të ketë për një dialog Kosovë-Serbi, është e qartë tha zoti Serwer se një ndryshim qeverie do ta vononte më tej dialogun.

“Në këtë drejtim nuk besoj që gjendja bëhet shumë më keq se ç’është aktualisht. E vetmja gjë që mbetet tani, është që të presim se kush do të bëhet kryeministër dhe kush do ta mbajë shumicën në parlament”, tha ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik