Sejdi Hoxha blenë 7000 € “telefonë të mençur” (DOKUMENT)

E publikuar: 23/11/2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka shpenuzar 7000 euro nga buxheti i kësaj kompanie publike, për të blerë telefonë të mençur “Smart Phone”, raporton portali ‘Infokusi’.

Tenderin për blerjen e “Smart Phone”, Hoxha ia ka dhënë kompanisë “Tele Shop-Besi”, përderisa në këtë tender të shpallur nga Posta e Kosovës, kanë konkurruar 3 kompani. Kontrata për blerjen e këtyre telefonëve do të bëhet sot, më 23 nëntor 2015, shkruan ‘Infokusi’.

Përndryshe, disa herë është raportuar në media se Posta e Kosovës, përballet me krizë financiare për shkak të mungesës së të hyrave nevojshme nga aktivitetet e kësaj kompanie publike, ndonëse drejtuesit e kompanisë vazhdojnë të marrin paga të majme.

Në formularët e deklarimit të pasurisë, Hoxha ka deklaruar pagë vjetore, prej rreth 37 mijë eurosh nga Posta e Kosovës.

Ai po ashtu merr pagë prej 9000 eurosh nga Universiteti i Prishtinës, ku është i angazhuar, ndonëse studimet themelore në këtë Universitet i kishin zgjatur disa vite.

Edhe bashkëshortja e Hoxhës, punon në një kompani tjetër publike, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku merr pagë vjetore rreth 10 mijë euro. /INFOKUSI.COM/Kontrata 1 (1)Kontrata 1 (2)Kontrata 1 (3)1234