Rrotullimi si pjata e mikrovalës, sfida e fundit që po realizohet nga të rinjtë (Video)

E publikuar: 23/03/2019 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sfina e fundit që po realizohet nga të rinjtë, është rrotullimi në dysheme, sikur pjata e furrës me mikrovalë kur është duke e përgatitur ushqimin.

Në momentin që dëgjohet tingulli sikur nisë punën kjo pajisje, duhet filluar lëvizja, por pa shfrytëzuar duart apo këmbët, transmeton Telegrafi.

Trendi që filloi në rrjetin social TikTok, të njohur për video shumë të shkurtra, kaloi menjëherë edhe në Twitter dhe Facebook.

Kreativiteti i tyre për të realizuar këtë sfidë, është pëlqyer në masë të madhe, ndërsa shumë njerëz po vazhdojnë ta provojnë edhe vet. /Telegrafi/