Rrëzohet lisi njëmijë vjeçar që shënonte kufirin mes dy shteteve (Foto)

E publikuar: 20/02/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lisi i lashtë që shënonte kufirin mes Anglisë dhe Uellsit, është rrëzuar pas njëmijë vitesh.

I njohur si Lisi Buttington, ishte mbjellë në Offa Duke – një linjë tokësore, që shënonte zonën kufitare mes dy shtetesh – të emëruar sipas mbretit anglosakson Offa, transmeton Telegrafi.

Lisi pas rrëzimit

Trupi me diametër prej dhjetë metrash, që qëndroi krenar në atë zonë për disa shekuj, ishte lodhur nga pesha e moshës.

McBrite që e gjeti të rrëzuar

Atë e kishte gjetur Rob McBride, që njihet si ‘Gjuetari i Drurëve’, që për një kohë të gjatë është në kërkim të drurëve të lashtë.

Gjatë kohës kur kishte gjendje normale

“Ndjeja keqardhje, sepse ishte lisi më i vjetër në këtë regjion, ndërsa i dyti më i vjetër në Uells”, ka thënë McBride.

Brendësia e lisit të lashtë

Për vendasit, ky nuk ishte një lis i zakonshëm, që ka mbirë vet. Por, ishte mbjellë prej banorëve, pas betejës së Buttington – prej nga e ka marrë edhe emrin – ndërsa kishte vlerë të lartë kulturore dhe historike, sepse kujtonte një kohë shumë rëndësishme. /Telegrafi/