Router apo anije hapësinore? Njihuni me modelet e reja Netgear Nighthawk

E publikuar: 09/11/2018 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Netgear ka një reputacion si prodhuesi i routerëve më të bukur dhe intrigues që mund të blinit por gjithashtu edhe të performancës së lartë.


Ditën e djeshme kompania prezantoi ruoterët e parë Wi-Fi 6 (802.11ax). Modelet Nighthawk AX8 dhe Nighthawk AX12 ngjajnë më shumë me avionë luftarakë sesa një pajisje rrjeti.

Të dy mund të transferojnë 6Gbps mbi valët wireless dhe procesorë ma katër bërthama premtojnë 25% më shumë efikasitet.


Secili prej tyre ka porta Ethernet gigabitëshe ku modeli AX12 ka 5 të tilla ndërsa AX8 gjashtë të tilla si dhe një portë 5Gbps ku bëhet lidhje me internetin tuaj.

Përdoruesit mund të kontrollojnë rrjetin me asistentët virtual Alexa dhe Google Assistant.

Ndryshimi kryesor mes tyre janë kanalet e transmetimit të të dhënave ku AX8 ka 8, ndërsa AX12 plot 12 kanale.

Të gjitha sa u thanë më lartë kanë një kosto: AX8 kushton 400 dollarë ndërsa AX12 ende nuk ak një çmim. /PCWorld Albanian