Rihanna së shpejti sjell koleksionin e ri të syzeve

E publikuar: 08/05/2020 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rihanna tash e një kohë ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe i është përkushtuar biznesit.

Ajo po tregohet e suksesshme me markën e saj “Fenty”, ndërsa së fundi ka paralajmëruar edhe një koleksion syzesh nga kjo markë.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi, në të cilat u shfaq me një palë syze të gjelbërta, teksa ishte veshur me veshje sportive.

Riri bëri të ditur se koleksioni i syzeve nga marka e saj “Fenty” do të dalë në treg më 13 maj.

Për ndryshe, gjatë kësaj periudhe pandemie, Rihanna ka treguar edhe anën humane duke dhuruar donacione për t’iu dale në ndihmë personave në nevojë.