Rastësi e çuditshme: Thaçi dhe Nikoliqi në të njëjtën ngjarje me kostume të njëjta (Foto)

E publikuar: 02/06/2016 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Tomislav Nikoliq u takuan në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive për Bashkëpunim rajonal (SEECP) në Bullgari.

Kjo nuk ishte çudi, por ajo që rezultojë të jetë e çuditshme ishte se këta dy liderë u shfaqen të veshur pothuajse njësoj, transmeton Indeksonline.

Kostum ngjyrë të kaltër të errët, kravata ngjyrë vjollcë ishin zgjedhjet identike që kishin vendosur të vishnin presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

Rastësia e tyre e çuditshme nuk ka mundur pa u vënë re, megjithatë, fotografia e Nikoliqit dhe Thaçit shumë shpejt u shpërndan dhe u bë hit gjithandej në rrjetet sociale. /Indeksonline/

Image
Image