Punëtorët rrinë në këmbë kurse politikanët ulur, reagon Haradinaj: Bile me ju pas qit karrige

E publikuar: 24/05/2019 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[tabs title1=”” text1=”” ]Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i ranë në sy punëtorët e kompanive të ndërtimit që po qëndronin në këmbë derisa po mbahej ceremonia e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit të Deçanit, mëngjesin e së premtes.

Teksa politikanët – zyrtarë komunal dhe qeveritar – po qëndronin ulur në karrige gjatë kësaj ceremonie, punëtorët që do ta ndërtojnë rrugën e qytetit të Deçanit qëndronin në këmbë, prapa foltorës së improvizuar.

E kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se do të ishte mirë për organizatorët që punëtorëve t’ia ofronin nga një ulëse secilit.

“Spo e di, për këta punëtorët, a janë të kënaqur që na me fol ma gjatë apo po e shkurtojmë që ju me ja nis punës. Bile me ia pas qit nga një ulëse, se ata kanë me nejtë boll [në këmbë]”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se fillimi i punimeve për ndërtimin e rrugës së qytetit të Deçanit është një ngjarje e mirë.

“Edhe unë i gëzohem përparimit, projekteve në Komunën e Deçanit. Infrastruktura së pari e lehtëson jetën, i lidh njerëzit dhe e bën më të shpejtë e më të saktë jetën”, ka deklaruar Haradinaj.

Shikoni videon nga minuta 8:30, kur Haradinaj flet për punëtorët.