Pse e mori kjo studente dyshekun në diplomim?(VIDEO)

E publikuar: 20/05/2015 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studente në një universitet amerikan mori me vete një dyshek në ceremoninë e diplomimit.

Emma Sulkowicz u ngjit në podium me dyshekun në krah, ndërsa studentët e duartrokitën.

Kjo ishte një formë proteste e studentes, e cila pretendon se është përdhunuar nga një student.

Ajo thotë se agresori i saj, Paul Nungesser, është një përdhunues serial.

Por Nungesser, nga Gjermania, nuk është nën akuzë pasi prokuroria thotë se nuk ka prova të mjaftueshme.

Emma thotë se do vazhdojë të mbajë vërdallë dyshekun në formë proteste.

Ajo nuk i dha dorën presidentit të universitetit, kur mori diplomën.