Prostituta i detyron meshkujt të masturbohen online, ja si i shtyn ata drejt vetëvrasjes

E publikuar: 27/10/2016 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 17-vjeçare e njohur si ‘Ivy helmuesja” i detyron meshkujt e paqëndrueshëm që të poshtërojnë veten e tyre seksualisht online dhe më pas i detyron ata të kryejnë vetëvrasje, pretendon një përdorues i Youtube.

Vajza e cila quhet Hanna dhe është nga Zelanda e Re, raportohet se kërkon meshkuj të paqëndrueshëm nëpër komunitetet e lojërave online dhe më pas i turpëron ata në publik duke paraqitur videot e tyre me përmbajtje seksuale, ku ata duken duke masturbuar apo bërë veprime të tjera të turpshme.

Më pas ajo i nxit këta meshkuj që të kryejnë vetëvrasje si një akt i shprehjes së dashurisë së tyre ndaj saj. Llogaria e saj në Twitter është e mbushur plot me foto meshkujsh që i deklarojnë asaj dashurinë e tyre.

Një video e hedhur në Youtube ka nxjerrë në pah anën e errët të vajzës duke bërë thirrje që njerëzit ta raportojnë për ti dhënë fund këtij abuzimi, raporton Daily Mail