Problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar

13.12.2020 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar

Ajri i kondicionuar është një lehtësim që na mirëpret kudo në verë: në zyrë, në supermarket, në autobus, në makinë dhe në shtëpi. Megjithatë, duhet pasur kujdes dhe gjithashtu duhen marrë parasysh pasojat negative.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se përveç dhimbjes klasike të fytit dhe qafës së ngurtë, përdorimi i tepërt i ajrit të kondicionuar është një kërcënim për mirëqenien tonë. Para së gjithash, duhet patur parasysh se është e dëmshme kur prodhon thatësi të tepruar në mjedis. Përdorimi i saj me kujdes është mënyra më e mirë për të përfituar nga një prej aleatëve tanë më të mirë kundër të nxehtit.

Por cilat janë efektet në shëndetin tonë?

Çrregullime të frymëmarrjes: Ndikimi i parë i ajrit të kondicionuar ndodh në sistemin e frymëmarrjes, shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimit të papritur të temperaturave. Stresi që prodhon kalimi nga nxehtësia shtypëse në të ftohtët e një supermarketi ose një zyre mund të shkaktojë më shumë se një shqetësim. Për më tepër, qarkullimi i kufizuar i ajrit e ekspozon trupin tonë ndaj infeksioneve respiratore dhe mund të shkaktojë probleme të fytit.

Ata që shpenzojnë shumë orë në një mjedis me ajër të kondicionuar kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje që prekin hundën dhe problemet më serioze të saj, siç është rhinitis.

Infeksionet virale: Një tjetër pasojë e zakonshme e ajrit të kondicionuar është rritja e infeksioneve virale, shpesh të favorizuara nga një sistem imunitar disi i dobësuar. Në një dhomë me ajër të kondicionuar dritaret duhen mbajtur të mbyllura; ajri qarkullon, por nuk ka ajër të pastër.

Ajri i ftohtë mund të transmetojë virusin e ftohjes, gripit dhe bakterieve të tjera. Shkurtimisht, nga kjo pikëpamje, një shtëpi pa ajër të kondicionuar është shumë më e shëndetshme.

Dehidratim: Dehidrimi është një tjetër pengesë për ata që kalojnë shumë orë në një dhomë me ajër të kondicionuar. Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë është përcaktuar kryesisht nga fakti që kondicioneri filtron dhe heq lagështinë. Për më tepër, temperatura e ulët redukton nevojën për të pirë; rreziku, pra, është që në fund të ditës të jeni të dehidratuar.

Dhimbje koke: Dhimbjet e kokës janë një nga efektet anësore më të zakonshme që sjell përdorimi i ajrit të kondicionuar për orë të tëra, veçanërisht kur dallimi mes temperaturave jashtë dhe brenda është i dukshëm.

Thatësi syri: Thatësia e syrit, shpesh e shoqëruar me kruajtje, skuqje dhe acarim syri është një tjetër efekt negativ, sidomos tek njerëzit të cilët tashmë kanë tendencë të vuajnë nga ky problem.

Në fakt, thatësia e syrit bëhet më e keqe kur kaloni shumë orë në një ambient me ajër të kondicionuar. Nëse ky është problemi juaj, atëherë ne ju rekomandojmë që ta përdorni ajrin e kondicionuar me moderim.

Redukton aftësinë për të përballuar të nxehtin:Nëse kaloni një kohë të gjatë të ekspozuar ndaj ajrit të kondicionuar, ju mund të bëheni më intolerantë ndaj temperaturave të nxehta. /ATSH/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar

Problemet shëndetësore që shkaktohen nga ajri i kondicionuar

Ushqimet që rrisin më tepër tensionin e lartë të gjakut

Ushqimet që rrisin më tepër tensionin e lartë të gjakut

KOK: Dy medaljeevropiane për taekwondistët e rinj

KOK: Dy medaljeevropiane për taekwondistët e rinj

Dueli Marku-Stewart mbyllet në barazim

Dueli Marku-Stewart mbyllet në barazim

‘Na çave k…, o by… m*ti’/ Nxehet konkurenti dhe përplas në tokë Renato Mekollin (VIDEO)

‘Na çave k…, o by… m*ti’/ Nxehet konkurenti dhe përplas në tokë Renato Mekollin (VIDEO)

Edhe pare, edhe hajgare (VIDEO)

Edhe pare, edhe hajgare (VIDEO)

Takohen Agim Ademi dhe Bernard Challendes

Takohen Agim Ademi dhe Bernard Challendes

BE: Përmbajtjet terroriste në internet të fshihen brenda një ore

BE: Përmbajtjet terroriste në internet të fshihen brenda një ore

Osmani dorëzoi dekoratën “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova” për aktivisten Sevdije Ahmeti

Osmani dorëzoi dekoratën “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova” për aktivisten Sevdije Ahmeti

Ish-bankierja nuk dilte nga shtëpia: Duke u zhveshur ‘online’ munda ankthin e pasigurinë (Fotot)

Ish-bankierja nuk dilte nga shtëpia: Duke u zhveshur ‘online’ munda ankthin e pasigurinë (Fotot)

Modelja 22-vjeçare vritet me thikë nga i dashuri xheloz pas ndarjes

Modelja 22-vjeçare vritet me thikë nga i dashuri xheloz pas ndarjes

George Clooney u dërgua me urgjencë në spital

George Clooney u dërgua me urgjencë në spital

Ja lojtarët më të ri që kanë shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve

Ja lojtarët më të ri që kanë shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve

​Reali vazhdon tutje, Interi në shtëpi

​Reali vazhdon tutje, Interi në shtëpi

Ajax – Atalanta, ja kush kualifikohet tutje pas ndeshjes së fundit

Ajax – Atalanta, ja kush kualifikohet tutje pas ndeshjes së fundit

Një rrugë e sigurt që çon në prishjen e një lidhje apo martese me partnerin

Një rrugë e sigurt që çon në prishjen e një lidhje apo martese me partnerin