Prindërit e rinj kanë mungesë gjumi deri në moshën 6-vjeçare të fëmijëve

E publikuar: 27/02/2019 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtuesit e kanë analizuar gjumin e mijëra burrave dhe grave në kohën kur famija e tyre është rritur. Sipas rezultateve të këtij studimi, prindërit kanë fjetur më së paku tre muaj pas lindjes së fëmijës. Sidoqoftë, është zbuluar se gratë vuajnë më shumë nga mungesa e gjumit sesa burrat.

Pavarësisht se orët e gjumit shtohen kur fëmijët rriten, shkencëtarët kanë vërtetuar se cilësia e gjumit të prindërve nuk ka qenë më asnjëherë si më parë pas lindjes së fëmijëve. “Nuk kemi pritur që të kemi rezultate të tilla, por besojmë se ka mjaft ndryshime të përgjegjësive, të cilat ndikojnë në gjatësinë dhe cilësinë e gjumit”, tha Dr.Sakari Lemola, një nga autorët e këtij hulumtimi.

Në këtë hulumtim janë përfshirë personat e rritur në Gjermani, të cilët janë intervistuar një herë në vit nga viti 2008 deri në vitin 2015. Në të kanë marrë pjesë 2500 gra dhe 2200 burra. Tre muaj pas lindjes së fëmijës, nënat kanë fjetur një orë më pak se më parë, ndërsa burrat mesatarisht vetëm 13 minuta më pak, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.