Pretendojnë se gjetën ‘burimet jashtëtokësore të vetëtimave’, të tjerët mendojnë se janë vetëm papastërti në lentën e kamerës (Video)

E publikuar: 26/11/2018 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanali në Youtube që merret me teori konspirative, UFO Today ka shpërndarë një video, ku pretendon se ka gjetur trekëndëshat, sipas të cilëve janë ‘burimet jashtëtokësore që i furnizojnë vetëtimat me energji’.

Mirëpo, shikuesit nuk kanë hulumtuar gjatë, duke menduar se nuk ka të bëjë me asgjë të pazakontë, pos papastërtive që ndodheshin në lentën e kamerës, transmeton Telegrafi.

Pamjet që janë marrë gjatë një stuhie në Shtetet e Bashkuara, u hulumtuar gjatë prej grupit me bazë në Belgjikë. Sipas tyre, këto janë dëshmitë e para, se prej nga furnizohen vetëtimat, si dhe aktivitetet tjera qiellore me energji.

“Kushdo që ka kryer filmimet, është dashur që fillimisht ta pastronte lentën. Sikur të merreshin pamje tjera, do të shfaqeshin sërish trekëndëshat e zi të papastërtisë”, ka thënë një shikues që nuk bindej me hulumtimin. /Telegrafi/