Preku pistoletë për herë të parë 60 vjeç, sot është kampione botërore (Foto)

E publikuar: 26/12/2017 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prakashi Tomar është një nga snajperët më të moshuar në botë.

Tashmë 80-vjeçe, ajo është një emër që e bën fshatin Johri të rrethit Baghpat të Uttar Pradeshit në Indi krenar.

Ajo është gjithashtu e njohur si “Shooter Dadi” dhe “Revolver Dadi” (‘Dadi’ do të thotë: “gjyshja” në hindisht).

Ajo ka prekur një pistoletë për herë të parë me dorë kur ka qenë 60 vjeç.

Ajo la mënjanë kritikat e një shoqërie dominuese mashkullore dhe u përqendrua në objektivin e saj, sjellje e cila e ka katapultuar tashmë në majat e popullaritetit.

Tashmë ka marrë dhjetëra çmime ndërkombëtare si qitëse e jashtëzakonshme.

Famën e saj e ka përdorur për të dhënë mesazhe në mbrojtje të të drejtave të grave. /Dita/