Popullarizohet në Instagram me postimin e fotografive të tepihëve nga hotelet (Foto)

E publikuar: 15/12/2017 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bill Young nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ka fituar famë në Instagram duke postuar fotografi, ku shfaqen vetëm tepihët nga hotelet e ndryshme.

Për dallim nga shfrytëzuesit tjetër të këtij rrjeti social, që zakonisht shfaqin selfie ose imazhe nga pushimet, ai ka zgjedhur të prezantojë vetëm shtrojat në dysheme, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që brenda dy vitesh, llogaria tij të ketë më se 600 mijë ndjekës, ndërsa të gjitha postimet kanë shumë pëlqime.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer tepihët, vendosa t’i shfaqë disa nga hotelet, për t’ju treguar miqve. Pasi të gjithë komentonin pozitivisht, nuk ndalova më”, ka shkruar Young lidhur me rastin.

Fotografi gjysmë profesionist, tani është shumë i kërkuar nga zyrtarë të hoteleve dhe prodhues të tepihëve, që t’i prezantojë produktet e tyre. /Telegrafi/