Politikanët kanë nevojë për kontroll psikiatrik

E publikuar: 31/07/2015 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eleanor Bley Griffiths, The Independent

Imagjino të jesh politikan. Përveç fjalëve, orëve të gjata dhe presionit të madh, thuajse çdo vendim që ti merr hetohet nga publiku, dhe, nëse është vendim i gabuar, ai mund të shkatërrojë karikaturën tuaj. Mendo një kohë kur e ke djallosur ndonjëherë në punë, dhe si je ndjerë.

Pastaj imagjino që gabimi që ke bërë është në krye të buletinit të lajmeve të mbrëmjes, ose në lajmet kryesore të gazetave të nesërmen. Me këtë në mendje, nuk është çudi që ish-zëdhënësi i Tony Blair, Alastair Campbell, tha në një intervistë kohë më parë se politikanët duhet të kërkojnë ndihmë psikiatrike, duke shtuar se “100 për qind” e politikanëve do të përfitonin nga njëfarë këshillimi psikiatrik. Megjithatë, t’i bësh politikanët të pranojnë se mund të përfitojnë nga ndihma psikiatrike nuk ka për të qenë e lehtë.

Campbell zbulon se kur ai i sugjeroi Tony Blair të kërkonte këshilla psikiatrike, në pikun e konfliktit të tij me Gordon Brown, ish-kryeministri e hodhi poshtë këtë ide: “Jam i përgatitur të dal kundër traditës. Por jo deri aty.” Arsyeja, sipas Campbell? Politikanët kanë frikë nga tituj si “Kryeministri shkon te psikiatri.” The Sunday Telegraph e vërtetoi që ai kishte të drejtë me titullin: “Ed Miliband ka nevojë për psikiatër, thotë Alastair Campbell”. Kjo padyshim ishte një goditje ndaj Miliband, kryetari laburist. Megjithatë, përdredhja e fjalëve në përshtatje me axhendën politike u nënvlerësua nga ideja se “nevoja për psikiatër” ishte diçka për të cilën një politikan duhet të sulmohet. Megjithatë, bërja e terapisë nuk duhet parë si shkatërruese për askënd. Kjo është e vërtetë sidomos në rastin e politikanëve, të cilët ekzistojnë në botën e çuditshme, konkurruese të Westminister, ku atyre u duhet të ruajnë shpinën e tyre dhe të vazhdojnë lojën politike. Më shumë se “kundër traditës”, ideja që politikanë do të përfitonin nga këshillimi psikiatrik duket krejtësisht e arsyeshme.

Nëse ata do të kërkonin ndihmë dhe do të tregoheshin të kujdesshëm për shëndetin e tyre mendor, ata do të ishin më të aftë për të kryer detyrën – e kështu mirë për të gjithë. Një sondazh i vitit 2013-’14, realizuar nga Qëndrimi Kombëtar ndaj Sëmundjeve mendore zbuloi përmirësimin më të madh në qëndrimin publik ndaj sëmundjeve mendore gjatë një dekade, dhe kjo ka filluar të vihet re në botën politike. Vetë Campbell ka qenë një nga zërat më të vendosur në nxitjen e një bisede publike për sëmundjet mendore duke folur për betejat e tij me depresionin dhe alkoolizmin. Duke bërë thirrje për këshillim për gjithë deputetët, Campbell ka theksuar nuk ka ndarje mes atyre që janë “mendërisht të sëmurë” dhe të tjerëve.

Kudo që dikush është në spektrin e sëmundjeve mendore në një kohë të dhënë, dhe pavarësisht në kanë gjendje të diagnostikuar ose jo, gjasat janë që terapia mund t’i ndihmojë ata të përballen me sfida në botën e tyre profesionale dhe jetën personale. Kjo është diçka që deputetët kanë filluar ta kuptojnë. Në fakt, mbi 100 deputetë, lordë dhe staf parlamentar kanë marrë pjesë në programe meditimi brenda parlamentit gjatë vitit të kaluar. Nami i keq që shoqëron sëmundjet mendore ka nisur të shkrijë, por establishmenti politik duhet të jetë në krye të përqafimit të idesë së këshillimit psikiatrik. Ndoshta një ditë, titulli “Kryeministri shkon te psikiatri” do të duket aq banal, saqë nuk do të botohet fare në gazetat e mëngjesit./mapo.al/