Phillips dhe Raymond: Amerika (nuk) duhet ta kushtëzojë Kosovën

E publikuar: 07/06/2019 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesorët universitarë amerikanë David L. Phillips dhe Gregory Raymond kanë interpretuar në forma të ndryshme mesazhet e zyrtarit të Departamentit amerikan të Shteti,t Matthew Palmer se është e nevojshme që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “urgjentisht të vazhdojë”.

Phillips, ligjërues në Universitetin e Columbias, ka thënë për gazetën serbe “Danas” se dialogu për Kosovën duhet të vazhduar, por pa ndonjë kusht për autoritetet kosovare, ndërsa Raymond, ligjërues në Unversitetin Boise të Idahos, theksoi se parakusht për një kthim në tryezën e bisedimeve në Prishtinë është të heqë taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia, transmeton Klan Kosova.

Ai beson se qëndrimi i Palmerit se është e nevojshme për të “eliminuar pengesat si taksa” përjashton “marrëdhënien e veçantë që ekziston mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.”

“Tarifat e vendosura nga Kosova nuk janë arbitrare, as nuk shkaktohen nga asgjë”. Tarifat u prezantuan në përgjigje të përpjekjeve sistematike të Serbisë për të bllokuar përpjekjet e Kosovës për të fituar më shumë njohje në nivel global”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Raymond thotë se pajtohet me mendimin se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’i “jepet një shans” dialogut Beograd – Prishtinë.

Sipas Raymond, komentet e Palmerit tregojnë se SHBA është “duke u përpjekur për të përdorur levat e pushtetit mbi Prishtinën, në mënyrë që Qeveria e Kosovës të heqë taksën dhe dialogu të vazhdojë”, transmeton Klan Kosova.