Përveç skenave të dhunshme që janë parë gjatë referendumit të Katalonisë, një grua ka bërë diçka të bukur – ka puthur një polic të uniformuar (Video)

E publikuar: 03/10/2017 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në referendumin që është mbajtur gjatë vikendit të kaluar në Kataloni që kërkon pavarësinë nga Spanja, në rrugët e Barcelonës ka pasur skena të tmerrshme të dhunës mes policisë dhe demonstruesve.

Dhe pikërisht për shkak të kësaj dhune të tepruar që është përdorur nga policia spanjolle, ky vend është kritikuar nga e mbarë bota, transmeton Telegrafi.

Policia nacionale e Spanjës me shufra dhe plumba gome janë munduar të ndalin qytetarët e Katalonisë të votojnë në referendumin të cilin Madridi zyrtar e kishte ndaluar, ku si rezultat i kësaj ka ardhur deri tek dhuna me votuesit.

Por, gjatë raportimit të drejtpërdrejt të gazetarit të televizionit Al Jazeera, ka ndodhur edhe një skenë e bukur.

Derisa objektivi i kamerës ishte drejtuar kah demonstruesit, në një moment një grua përqafon befasisht një polic të cilin në fund edhe e puth. Dhe këtë veprim ajo e bëri me buzëqeshje në fytyrë.

Për ta kuptuar se si në të vërtetë ndodhi kjo, shikoni videon e publikuar më poshtë ku nga gjysma e minutës së dytë shfaq kjo grua e shumëpërfolur. /Telegrafi/