Përfitimet shëndetësore të çokollatës për çiklistët

E publikuar: 13/10/2017 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është fakt i njohur se kombinimi i qumështit të çokollatës me antioksidantë, proteina dhe karbohidrate shërben si pije e mahnitshme për rikuperimin e trupit, por çokollata – apo flavanoidet e kakaos – nëse konsumohet para ushtrimeve mund ta përmirësojë performancën.

Studimet tregojnë se konsumimi i pijeve të pasura me kakao mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në muskuj, etj., transmeton TElegrafi.

Prandaj, ekspertët tregojnë se duke konsumuar çokollatë, çiklistët përfitojnë në këto tri mënyra:

Kanë energji më të madhe

Kakao është i pasur me vitamina B, të cilat nevojiten për procese të ndryshme metabolike, duke përfshirë edhe prodhimin e energjisë.

Për shëndet më të mirë të nyejve dhe eshtrave

Kakao është gjithashtu birim i mahnitshëm i mineraleve të kalciumit, magnezit, zinkut, etj., e që të gjitha prej këtyre luajnë rol të rëndësishëm në prodhimin e kolagjenit dhe në mbrojtjen e shëndetit të eshtrave.

Për rikuperim më të shpejt të muskujve

Pasi që kakao përmban antioksidantë të ndryshëm, vitamina C dhe E, ai gjithashtu mund të kontribuojë në rikuperimin e muskujve. /Telegrafi/