Për 6 muaj në Kosovë u shuan 909 biznese

E publikuar: 09/08/2015 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bizneset në Kosovë, vazhdojnë të ballafaqohet me probleme të shumta, derisa bie në sy se një numër i madh i tyre, nuk arrijnë as të mbijetojnë.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë falimentuar rreth 909 biznese.

Për këtë, kryetari i Odës Ekonomike, e fajëson klasën politike.

Megjithëkëtë, Gërxhaliu përmend edhe një arsye tjetër që sipas tij, po ndikon që numri i bizneseve që po shuhen të jetë i madh.

Se Kosova ende nuk ka arritur të ndërtoj një ambient të qëndrueshëm për biznese, e thotë edhe Ibrahim Rexhepi.

Por, për Gërxhaliun është me rëndësi që në vitin 2015 të kemi biznese të reja të investitorëve nga jashtë.

E sipas MTI-së, brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë regjistruar rreth 211 biznese me pronësi të huaj.

“Këto kompani janë të sektorëve të ndryshëm duke filluar nga bujqësia, ndërtimi, tekstili dhe vijnë nga vendet si: Gjermania, Zvicra, Kanada, Kore e Jugut, Austria, Italia e Amerika”, ka thënë Vjollca Dibra, zyrtare për informim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.