Për 24 orë prokuroria ngreh 51 aktakuza

04.12.2019 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Për 24 orë prokuroria ngreh 51 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 51 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime për shkak të veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “ dhe “Falsifikim dokumenti“. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar 3 aparate për lojëra fati, 6 shtëpiza kompjuteri, 5 televizorëve, 3 tastierave, 1 skaneri, dhe para kesh në vlerë prej 778 eurosh, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar një (1) veturë për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së martë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime për shkak të veprave penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “ dhe “Falsifikim dokumenti“. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryetari i veteranëve: Një ftesë për Thaçin nga Specialja, nuk është befasi

Kryetari i veteranëve: Një ftesë për Thaçin nga Specialja, nuk është befasi

SHBA shton në listën e zezë edhe 9 persona nga Serbia

SHBA shton në listën e zezë edhe 9 persona nga Serbia

Serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës, nëse burgoset Todosijeviq

Serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës, nëse burgoset Todosijeviq

Termocentralet e Kosovës, ndotësit më të mëdhenj në Evropë

Termocentralet e Kosovës, ndotësit më të mëdhenj në Evropë

Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Aktakuzë kundër njëzet personave

Aktakuzë kundër njëzet personave

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja