Pamje që dëshmojnë se si pilotët ukrainas kryejnë manovra të rrezikshme, fluturojnë pak metra mbi kokat e kolegëve (Video)

E publikuar: 23/10/2018 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pilotët e forcave ajrore të Ukrainës shpesh kryejnë manovra të rrezikshme dhe fluturojnë shumë ulët.

Por, nuk janë të rralla rastet kur për shkak të këtyre veprimeve e kanë paguar me jetë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim disa video që tregojnë se si pilotët kryejnë manovra që ua rrezikojnë jetën edhe kolegëve, duke fluturuar vetëm pak metra mbi kokat e tyre.

Shumica prej tyre në shikim të parë duken sikur janë marrë nga skenat e filmave aksion të Hollywood-it, por në fakt ato janë të vërteta dhe janë filmuar nëpër baza ajrore në vende të ndryshme të Ukrainës. /Telegrafi/