Pagë të majme dhe banim falas për atë që dëshiron të kujdeset për 55 macet e një ishulli grek (Foto)

E publikuar: 14/08/2018 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e ishullit Syros të Greqisë, po kërkojnë të punësojnë dikë që kujdeset për 55 macet që jetojnë aty.

Pos dhënies së ushqimit dhe mjekimit, i angazhuari duhet t’ju japë shumë dashuri, ndërsa nëse ua mëson edhe ndonjë teknikë, është plus i madh për të, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, patenta e shoferit është e domosdoshme, pasi nëse sëmuret ndonjëra, duhet dërguar me makinë te veterineri.

Duhet të jenë shumë i mirë me këto kafshë, si dhe dashamirës i natyrës së qetë dhe të qëndruarit gjatë tërë kohës vetëm… me shumë mace. Po që se iu pëlqejnë daljet e shpeshta dhe jeta dinamike e natës, atëherë kjo punë nuk është për ju.

Si këmbim, do keni një rrogë të majme, shtëpi komode dhe të gjitha obligimet si ushqimin, rrymën, ujin dhe tatimin e paguar.

Puna është afatgjatë dhe kontrata fillon prej gjashtë muajsh, përfshirë edhe dy javë trajnim pa pagesë. Vetëm kandidatët që i plotësojnë të gjitha kushtet, do të kontaktohen.

Konkursi ndërkombëtar, vjen pasi askush nga Greqia nuk po konkurron, ndërsa mirëmbajtësit e tanishëm të këtij rezervati janë të moshuar dhe nuk po mund t’i kryejnë obligimet si duhet. /Telegrafi/