Ortopedët e një spitali anglez e fillojnë turnin me vallëzim, praktikën e njëjtë kërkojnë ta aplikojnë të gjithë (Video)

E publikuar: 14/02/2019 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i ortopedëve dhe infermierëve të një spitali në Angli, e fillojnë turnin e mëngjesit në mënyrë të veçantë – duke vallëzuar për pesë minuta, që të çlirojnë muskujt dhe të ngritin humorin.

Rutinën që e realizojnë për çdo ditë, anëtarët e Gloucestershite Royal Hospital thonë se u ndihmon shumë për një ditë pune sa më të qetë, teksa kërkojnë që kjo praktikë të aplikohet nga të gjithë, transmeton Telegrafi.

Këtë formë të ushtrimeve, ata e filluan vetëm disa javë më parë, por që tani ka nisur të aplikohet edhe prej reparteve tjera të këtij institucioni shëndetësor.

“Më pëlqen vallëzimi shumë dhe dua pak më shumë lëvizje në mëngjes, pse të mos vallëzoj në grup bashkë me kolegë” ka thënë Andrew Stewart, ortopedi kryesor i departamentit.

Sipas 58-vjeçarit, që kontrollon deri në 400 pacientë në ditë, kjo është formë shumë e mirë, që ta përfundoi turnin në mënyrën më të mirë. /Telegrafi/