Nusja nga Teksasi habit dhëndrin dhe dasmorët, futet në sallë duke bërë “twerk” (Video)

E publikuar: 12/09/2018 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nuse në Teksas është bërë sensacion në internet, pasi befasoi dhëndrin dhe dasmorët me një performancë të paharrueshme – ajo bëri “twerk” para masës.

Stephanie Payne është shfaqur para altarit e veshur me fustan të bardhë, por kur ishte në pyetje vallëzimi ajo veshi një kostum tjetër me të cilin bënte edhe salto, transmeton Telegrafi.

Payne kishte veshur pantallona të shkurta, take të larta si dhe një maskë në fytyrë, dhe kur u fut në sallë pa u menduar dy herë filloi t’i dridh të pasmet duke dhuruar spektakël.

Sikur kjo të mos mjaftonte filloi të bën salto derisa po i afrohej dhëndrit që po e shikonte me habi. Megjithatë ky veprim i saj është bërë hit në internet, kurse shumë po e konsiderojnë si dasmën më të mirë të vitit të organizuar në Houston, Teksas.

Payne gjithmonë kishte ëndërruar që t’i befasojë dasmorët dhe burrin e saj, duke u “dhuruar shou”. /Telegrafi/