“Nusja me të pasmet e zbuluara!?”: Fotografia që është bërë virale në saje të momentit kur është bërë (Foto)

E publikuar: 23/10/2018 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fotografi e një dasme është bërë virale pasi një iluzion optik ka ndikuar që njerëzit të mendojnë se bëhet fjalë për pamje “të sikletshme”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia është shpërndarë në Imgur nga përdoruesi imdur254 gjatë fundjavës dhe imazhi intrigues tashmë ka marrë shumë vëmendje – me njerëzit që u përpoqën të kuptojnë se çfarë po shihnin.

Fotografia përmban një nuse në pritjen e saj të dasmës, e rrethuar nga mysafirët ndërsa ajo flet me dhëndrin.

Ndërkohë një krah i një mysafireje vjen në plan të parë dhe në një shikim të parë e bën atë të duket sikur po shohim të pasmet e nuses, të zbuluara.

Duke ndjekur këtë shembull, përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë fotografi që ngjajnë me këtë, përkatësisht që krijojnë huti, nëse nuk i shohim me vëmendje. /Telegrafi/