Nuk pranon të ngre dolli me shefin, rrahet punëtori i bankës

E publikuar: 26/08/2020 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndaj dy drejtuesve të një banke kineze u ndërmorën masa disiplinore, pasi njëri prej tyre goditi me shuplakë dhe ofendoi një punëtor të ri që nuk pranoi të ngre dolli me shefin.

Banka Semen International lëshoi sot një deklaratë duke thënë se incidenti ndodhi të enjten e kaluar, kur një punëtor me emrin Yang shkoi në një restorant në Pekin me kolegët e tij pas punës, raporton “South China Morning Post”.

Raportohet se Young nuk pranoi t’i bënte një dolli shefit të degës, një njeri i quajtur Luo, e goditi shuplakë, teksa menaxheri tjetër Dong e ofendoi me fjalë.

Banka tha se u bë e vetëdijshme për incidentin pasi Yang postoi në mediat sociale atë që ndodhi në restorant.

Postimi i tij tërhoqi vëmendjen e një numri të madh të përdoruesve të Internetit, të cilët nxorën në pah problemin e kulturës hierarkike të punës në Kinë dhe rolin që luan darkat ku pihet alkooli.

Departamenti i burimeve njerëzore të bankës tha që të dy menaxherët do të merrnin një paralajmërim serioz dhe se Dong do t’i zbritet bonusi gjashtë muaj nga paga, ndërsa Luo do të merrte një dënim të ngjashëm, por vetëm për tre muaj.

Banka i kërkoi falje Yang. Ai tha në mediat sociale se nuk kishte shijuar alkool për 10 vjet.

“Pas një kohe, kur të gjithë ishin pak të dehur, një nga shefat u afrua tek unë dhe më goditi në fytyrë dhe me ofendoi me fjalë. Ai më pyeti nëse isha budalla, sepse nuk piva kur shefi bëri një dolli,” tha Yang.

Ai shtoi më tej se disa kolegë gjithashtu e kritikuan kur vendosi të largohej.

“Për një punonjës të ri si unë, kjo ka shkatërruar të gjitha ndjenjat e mira ndaj industrisë financiare,” tha Yang.