Nuk e dinte se ishte shtatzënë, adoleshentja “kapet në befasi” – u detyrua të lindte në kuzhinë (Video)

E publikuar: 05/10/2018 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një adoleshente e Dublinit ka zbuluar se si ajo mendoi se ajo kishte apendiks derisa ujërat i shpërthyen dhe ajo lindi një foshnjë në dyshemenë e kuzhinës së familjes së saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Milaois Murphy (18) ka rrëfyer ngjarjen e saj në një emision televiziv, duke bërë të ditur se nëna e saj Viktoria ishte e bindur se ajo kishte apendiksin dhe kërkoi një ambulancë.

Por, siç duket foshnja, “nuk ishte i durueshëm” dhe nuk e priti ambulancën, duke lindur në kuzhinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Victoria u desh për të “ringjallur” fëmijën kur ajo ndërpreu frymëmarrjen.

Foshnja, e lindur në 26 javë, ishte “sa një qese sheqeri”, sipas këshilltares neonatologe Adrienne Foran. Ndërsa Murphy e përshkroi nënën e saj si “një super mami” për aksionet e saj heroike.

E reja ka rrëfyer se nuk ishte ndier mirë gjatë natës, por as që e kishte idenë se ishte shtatzënë. /Telegrafi/