“Njeriu merimangë” ngjitet pa pajisje mbrojtëse në ndërtesën më të lartë në Londër (Foto/Video)

E publikuar: 26/10/2018 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Francezi i njohur si “njeriu merimangë” edhe njëherë ka sfiduar veten – kësaj radhe është ngjitur në ndërtesën më të lartë në Londër.

Alain Robert, i cili është ngjitur në ndërtesën më të lartë në Dubai, (828 metra) Burj Khalifa, këto ditë është ngjitur në kullën Heron në Londër, që konsiderohet si ndërtesa më e lartë e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

56-vjeçari i njohur për ngjitjet nëpër ndërtesa pa përdorur pajisje mbrojtëse, thotë se jeta e tij është më e mirë sa herë që ngjitet në ndonjë ndërtesë të lartë.

Ai ishte ngjitur ilegalisht në kullën Heron që është 202 metra e lartë, duke mos përdorur pajisje mbrojtëse apo litar.

Megjithatë, si rezultat i mosrespektimit të rregullave, në vendin e ngjarjes ishin shfaqur dhjetëra patrulla të policisë që krijuan perimetrin e sigurisë. /Telegrafi/