“Njeriu merimangë”: Ngjitet në kulmin e ndërtesës 187 metra të lartë, pa përdorur pajisje mbrojtëse (Video)

E publikuar: 17/03/2018 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur burri i njohur me nofkën “njeriu merimangë” ngjitet në maje të një ndërtese 187 metra të lartë, duke mos përdorur litar të sigurisë, por vetëm këpucë speciale për ngjitje dhe shkumës për të mos i rrëshqitur duart.

Alain Robert, 55-vjeç, vazhdimisht sfidon ligjet e gravitetit, kështu gjatë të enjtes u filmua sërish duke u ngjitur në një ndërtesë të lartë të Parisit, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që ai rrezikon jetën, për t’u ngjitur nëpër ndërtesa të larta pa përdorur pajisje mbrojtëse. Ai ishte ngjitur në ndërtesat më të larta të botës, siç është ajo në Dubai, Burj Khalifa dhe Kulla Eiffel.

Robert deri më tani është ngjitur në më shumë se 150 ndërtesa të larta anembanë botës. Ai këtë gjë e bën për më shumë se 40 vite, kurse me ngjitje në ndërtesa kishte filluar të merret kur ishte 11-vjeqar. /Telegrafi/