Njëra më e çuditshme se tjetra: Pesë ngjarjet, të cilat edhe pse kanë kaluar shumë vite, vazhdojnë të mbesin mister

E publikuar: 03/10/2018 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në historinë njerëzore kanë ekzistuar mistere të ndryshme, të cilat nëse jo përgjithmonë, për një kohë të gjatë nuk janë zbuluar.

Por, ndonëse disa janë zbuluar, ka të tilla për të cilat thuhet se ende nuk kanë gjetur zbulim, përcjell Telegrafi.

Dhe pesë nga to ua sjellim më poshtë:

Zhdukja e Dan Cooper

Më 24 nëntor të vitit 1971, Dan Cooper ishte një pasagjer në Northwest Airlines Flight 305 nga Portland në Seattle.

Gjatë fluturimit, ai i dorëzoi njërit prej udhëtarëve një letër ku shkruhej se kishte një bombë në posedimin e tij dhe kërkoi 200,000 dollarë, katër parashuta dhe një kamion me karburant që të qëndronte në Seattle për të furnizuar aeroplanin mbas mbërritjes.

Linja ajrore vazhdoi me bashkëpunim të plotë, me aeroplanin që u ul në Seattle, së bashku me paratë dhe sendet që ai kërkoi.

Pasi i lejoi të gjithë pasagjerët dhe shoqëruesit e fluturimit të largoheshin nga aeroplani, ai u nis përsëri, me plane për të ndaluar në Nevada.

Megjithatë, kur aeroplani u ul disa orë më vonë, Cooper nuk ishte gjetur askund dhe nuk u pa kurrë më. Asnjë parashutë nuk u gjet, dhe paratë e shpërblesës nuk u gjetën kurrë.

Motrat Pollock

Në vitin 1957, dy motra të reja britanike, Joanna Pollock, 11 vjeç dhe Jacqueline Pollock, 6 vjeç, vdiqën në një aksident automobilistik.

Një vit më vonë, nëna e tyre lindi dy binjakë, Gillian dhe Jennifer.

Ndërsa vajzat u rritën, filluan të shfaqnin kujtime të pashpjegueshme për motrat e tyre të vdekura.

Ato ishin në gjendje të identifikonin dhe të kërkonin lodra që u përkisnin motrave të tyre të vdekura dhe madje edhe të tregonin shkollën që ato ndiqnin.

Ato madje do të fillonin të panikoheshin duke parë makina të boshatisura, duke bërtitur: “Kjo makinë po na vjen për të na marrë!”

Ngjarja Tunguska

Më 30 qershor të vitit 1908, gati 1.000 kilometra katrorë pyjesh u rrafshuan menjëherë nga ajo që do të dukej të ishte një shpërthim masiv.

Duke gjykuar nga shkatërrimi absolut i pyllit, shkencëtarët thonë se ngjarja e Tunguska është shpërthimi më i madh i regjistruar që ndonjëherë goditi planetin tonë.

Por pjesa misterioze është se deri më sot, shkencëtarët nuk e kanë idenë se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim masiv, përcjell Telegrafi.

Vdekja e Elisa Lam

Elisa Lam ishte një studente kanadeze në Universitetin e British Columbia, derisa ajo u zhduk duke qëndruar në hotelin Cecil në Los Anxheles në vitin 2013.

Disa javë pas zhdukjes së saj, trupi i saj u gjet në një rezervuar uji në krye të hotelit.

Por çfarë kanë bërë përshtypje janë disa pamje të publikuara pak para zhdukjes, në të cilat ajo shihet duke bërë disa veprime të çuditshme.

Ajo shihet në ashensor duke vepruar shumë çuditërisht, duke hyrë brenda dhe jashtë ashensorit, duke shtypur të gjithë butonat dhe duke u shfaqur sikurse po fliste me dikë në korridor.

Është e paqartë se në cilin kat ajo ka dalë nga ashensori.

Gjykata e Qarkut LA e vendosi vdekjen e saj një aksident, duke sugjeruar se ajo ra në rezervuar dhe u mbyt aksidentalisht.

Kapakët në rezervuarin e ujit, megjithatë, janë jashtëzakonisht të rëndë dhe vlerësohet se askush nuk do të ishte në gjendje t’i heqë ato.

Kolonistët e zhdukur

Një grup kolonistësh nisën të eksplorojnë dhe vendoseshin në të gjithë Amerikën e Veriut, por gjatë Luftës Anglo-Spanjolle, kolonia e tërë u zhduk pa gjurmë.

Kolonistët kërkuan ndihmë nga Anglia, por kur erdhi ndihma, nuk kishte asnjë gjurmë të kolonisë ose të ndonjë banori të saj.

Disa teori se çfarë ndodhi me koloninë e Roanoke thonë se ata u therën nga një fis vendor, ose madje u integruan me amerikanët vendas.

Përkundër kësaj, nuk ka pasur asnjë përgjigje definitive për atë që u ndodhi atyre. Testimi i ADN-së nuk ka identifikuar asnjë prej pasardhësve të kolonisë. /Telegrafi/