Një fundjavë plot rekorde për Bitcoin, arrin në 9,700 dollar

E publikuar: 28/11/2017 07:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin shënoi vetëm rekorde gjatë gjithë fundjavës dhe kulmoi në orët e para të ditës së Hëne.

Monedha kriptografike aktualisht tregtohet me 9,783 dollar sipas CoinMarketCap.

Rritja e radhës dërgoi në 163 miliard dollar vlerën e monedhave bitcoin në qarkullim. Në 24 orët e fundit vlera e bitcoin u rrit me 8.68%.

Bursa më e madhe Amerikane e monedha kriptografike Coinbase shtoi 100,000 llogari të reja javën e kaluar dhe numëron mbi 13 milion llogari.

Në Nëntor të vitit të kaluar Coinbase kishte vetëm 4.9 milion përdorues. Kjo rritje u ndihmua edhe pas lajmit se CME Group do të pranonte bitcoin-in në javën e dytë të Dhjetorit.

Lançimi i produkteve për monedhën virtuale do të shënojë një prej hapave më madhor drejt legjitimimit të Bitcoin.

Por ka pasur edhe prej skeptikëve që e kanë quajtur monedhën një mashtrim. E tillë ishte deklarata e Jamie Dimon, shefit të JP Morgan Chase.

Të Premten Kryetari i Bankës Qendrore Zvicerane ditën e Enjte doli me një deklaratë për monedhat kriptografike.

Duke folur gjatë një aktiviteti në Bazel, Tomas Jordan, tha se bankat qendrore po ndjekin me intensitet të lartë ecurinë dhe problemet e monedhave kriptografike duke shtuar se “sipas tij ato janë më shumë një investim sesa monedhë.”

Teknologjia financiare po revolucionarizon me shpejtësi industrinë bankare por monedha dixhitale nuk do të zëvendësojnë po aq shpejtë paranë prej letre tha një zyrtar i lartë i Bankës së Japonisë. /PCWorld Albanian