Një BE e zgjeruar që përfshin Ballkanin Perëndimor në tërësi

23.05.2018 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një BE e zgjeruar që përfshin Ballkanin Perëndimor në tërësi

Nga Hashim Thaçi

Forumi i 8-të “To be Secure” (2BS), i cili u mbajt në Budvë të Malit të Zi, doli me tezën fillestare se shtyllat e Bashkimit Evropian janë tronditur nga kriza ekonomike, kriza e migracionit dhe nga Brexit.

Është e rëndësishme, kur përballemi me një kontekst kaq kundërshtues, të mos e harrojmë atë që megjithatë po funksionon aktualisht.

Rritja e populizmit të krahut të djathtë është një tendencë në Evropë për momentin, por nuk është e vetmja karakteristikë.

Tendenca të ndryshme dhe shpesh në kundërshtim me njëra-tjetrën janë evidente në të njëjtën kohë. Kishte opinione që parashikuan një efekt domino të Brexit, menjëherë pas referendumit, si moment që do të krijojë valë të fitoreve të populizmit.

Por, në fakt, ajo çka po shohim është e vërteta se BE qëndron e fuqishme dhe forcat proevropiane kanë fituar në shumicën e shteteve të saj. Madje, suksesi i lëvizjes “En Marche“ të presidentit francez Macron vitin e kaluar, është vetëm një nga shembujt më të dallueshëm.

BE-ja, e mbështetur nga NATO-ja në sensin e sigurisë, është projekti më i madh i paqes dhe më i suksesshmi i kontinentit deri më sot. Problemi qëndron tek grupime dhe qarqe që fatkeqësisht BE-në nuk e shohin më si projekt paqeje.

Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kanë kaluar 73 vjet.

Vetëm gjenerata shumë e vjetër ka kujtime nga lufta. Por, në Ballkanin Perëndimor, është ndryshe.

Kujtimet e luftës dhe vuajtjet e popullit janë ende të gjalla tek të gjithë në Kosovë.

Për ne, BE është një shembull i paqes, pajtimit, tejkalimit të së kaluarës dhe rritjes së bashkëpunimit dhe ndërvarësisë në mënyrë graduale.

Sigurisht që BE-ja nuk është vetëm një projekt i paqes. Është një strukturë qeverisëse mbi-nacionale që vazhdimisht e zgjeron dhe thellon bashkëpunimin në të gjitha fushat politike, ekonomike, etj.

Zgjerimi i BE-së, nuk duhet të vihet në dyshim. Prandaj, mesazhi im kryesor në këtë forum është: tendenca në rritje e populizmit të ekstremit të djathtë nuk duhet të përdoret si justifikim për vendet anëtare të BE-së që të mos mbajnë hapur derën për Ballkanin Perëndimor.

Sot, BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje trajtimit të krizave ekonomike, migracionit dhe qasjes ndaj politikave të zgjerimit.

Ne, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta bëjmë zbatimin e reformave të rëndësishme. Të bëjmë reforma ekonomike për të forcuar financat publike dhe për të forcuar stabilitetin makroekonomik.

Ta përmirësojmë bashkëpunimin në çështjet e brendshme dhe të sigurisë për të parandaluar migracionin e paligjshëm.

Pra, për pranimin e suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në BE, ne kemi nevojë për reforma të thella politike dhe ekonomike dhe harmonizim të AKUIS.

Euroskepticizmi i BE-së dhe lodhja me zgjerimin nuk duhet të përdoren nga politikanët e rajonit tonë si një justifikim për të mos u reformuar. Pa reformim nuk ka zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Së këndejmi, ne si Kosovë, nëse do t’i nënshtroheshim logjikës së populizmit, nuk do të angazhoheshim në dialog me Serbinë.

Pra, nuk do të punonim në drejtim të një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtim me Serbinë. Po të përfilleshin ndjenjat populiste, demarkacioni i kufirit midis Kosovë dhe Malit të Zi nuk do të kishte kaluar kurrë në Kuvend.

Unë dëshiroj të shpreh mirënjohje të lartë falënderimi për autoritetet në Mal të Zi, që treguan vazhdimisht mirëkuptim dhe durim në qasjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për këtë problematikë, e cila ishte me tepër e skenës së brendshme politike kosovare.

Pak ditë më parë u mbajt edhe Samiti në Sofje i Bashkimit Evropian ku prezent ishin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën kjo ishte pjesëmarrja e parë në nivel të barabartë me vendet tjera në samit.

Ishte pjesëmarrje afirmative për shtetin e Kosovës ku morën pjesë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, me përjashtim të Kryeministrit të Spanjës. Aty dëgjuam edhe mesazhet e qarta se vetë Bashkimi Evropian ka nevojë për modernizim, ka nevojë për reforma.

Ne dëgjuam edhe mesazhin e qartë dhe unik nga liderët e institucionit të Bashkimit Evropian dhe liderët e shteteve anëtare, se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura që kanë mes veti, sepse askush nuk do t’i pranojë me problematikat që mund t’i kenë njëra me tjetrën dhe pa i përmbyllur reformat e nevojshme.

Përmbyllja e demarkacionit Kosovë-Mal i Zi, mundësia e përmbylljes së procesit për zgjidhjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe përfundimi i suksesshëm në një të ardhme të afërt, do të ishin shenja të mira nga rajoni ynë për BE-në.

Kosova i mirëpret këto angazhime.

Ndërkaq, është koha që udhëheqësit e Evropës të marrin përgjegjësinë dhe të mos ndjekin politikat reaguese për përfitime afatshkurtra. Pra, të shohim se çfarë është e mirë për Evropën në një afat të gjatë. Përgjigja është e qartë: një BE e zgjeruar që përfshin Ballkanin Perëndimor në tërësi. Ballkanasit nuk janë të përkryer, por janë evropianë të mirë.

Kjo duhet të rritë përgjegjësinë te ne dhe të jemi të vëmendshëm se nuk do të jetë dhuratë e ardhmja evropiane, por përgjegjësi.

(OpEd i shkëputur nga fjalimi i presidentit Hashim Thaçi, i mbajtur në Forumin e 8-të “To be Secure” (2BS), në kuadër të panelit “Evropa e DJATHTË për momentin”, Budvë, 22 maj 2018)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vushtrri – Aksident trafiku me lëndime

Vushtrri – Aksident trafiku me lëndime

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Prizren – Aksident trafiku me lëndime

Prizren – Aksident trafiku me lëndime

Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqind nga Trusti, por pa kompensim

Qeveria i hap rrugë tërheqjes së 10 përqind nga Trusti, por pa kompensim

Telekomit mbrëmë iu morën rreth 3.5 milionë euro nga Dardafon

Telekomit mbrëmë iu morën rreth 3.5 milionë euro nga Dardafon

Një person në Graqanicë nuk respekton masën e vet-izolimit

Një person në Graqanicë nuk respekton masën e vet-izolimit

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se rekrutoi, strehoi dhe i shfrytëzoi për punë të detyruar shtatë (7) viktima

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se rekrutoi, strehoi dhe i shfrytëzoi për punë të detyruar shtatë (7) viktima

Ceca nervozohet me Dua Lipën: Vogëlushe, ulu njëherë!

Ceca nervozohet me Dua Lipën: Vogëlushe, ulu njëherë!

SHBA-ja i ka kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën në Hjuston

SHBA-ja i ka kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën në Hjuston

Mali i Zi sërish shpall epideminë e koronavirusit

Mali i Zi sërish shpall epideminë e koronavirusit

Thaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

Thaçi: Vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

Hoxhaj: 10 vjet më parë, u legjitimua vullneti i popullit për pavarësi

Hoxhaj: 10 vjet më parë, u legjitimua vullneti i popullit për pavarësi

Bislimi: Paratë e Pakos Emergjente nuk mund të përdoren për kontestet ligjore të Telekomit të Kosovës

Bislimi: Paratë e Pakos Emergjente nuk mund të përdoren për kontestet ligjore të Telekomit të Kosovës

84 qytetarë të Gjilanit në pritje të rezultateve për COVID-19

84 qytetarë të Gjilanit në pritje të rezultateve për COVID-19

Pejë, 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pejë, 6 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë