Një aeroplan duket në një “copë toke”, i braktisur – dhe askush nuk e di se si arriti aty! (Foto)

E publikuar: 23/02/2018 06:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aeroplan Boeing 737 që u shfaq në një “copë toke” është bërë një mister pasi askush nuk e di se si ka arritur atje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani gjigant në fakt duket se është “hedhur” në një vend në Bali, Indonezi – dhe duket se nuk ka një person që mund të shpjegojë pamjen e tij të rrallë.

Nuk dihet kur Boeing 737 u ul në këtë copë toke, por nga pamja e aeroplanit besohet se ka qenë atje për një kohë.

Dhe tani po bëhet një pikë e nxehtë për turistët që kanë dëgjuar për misterin dhe po udhëtojnë për atje.

Disa banorë vendas besojnë se avioni do të shndërrohej në një restorant të veçantë.

Por ata mendojnë se pronari mund të ketë mbetur pa para për ta bërë një gjë të tillë dhe në vend të kësaj e la atë atje, të paprekur.

Personi i cili zotëron tokën nuk i lejon njerëzit të afrohen shumë me aeroplanin – por nuk po i ndalon udhëtarët të fluturojnë për të parë pamjen e pazakontë. /Telegrafi/